Shko te përmbajtja

Nica

(Ridrejtuar nga Nice)
Nice
Niça
Prefekturë dhe komunë
Coat of arms of Nice
Vendndodhja e Nice
Nice ndodhet në France
Nice
Nice
Nice ndodhet në Provence-Alpes-Côte d'Azur
Nice
Nice
Koordinatat: 43°41′45″N 7°16′17″E / 43.695949°N 7.271413°E / 43.695949; 7.271413
ShtetiFrancë
RajoniProvence-Alpes-Côte d'Azur
DepartmentAlpes-Maritimes
QarkuNice
Kantoni9 kantone: Nice-1, Nice-2, Nice-3, Nice-4, Nice-5, Nice-6, Nice-7, Nice-8 & Nice-9
IntercommunalityMétropole Nice Côte d'Azur
Qeverisja
  Kryetari/ja (2026-2032) Éric Ciotti (UDR)
Sipërfaqja
1
7.192 km2 (2.777 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2023)
357.737
  Dendësia5,000/km2 (13,000/sq mi)
  Zona urbane
 (Janar 2023)
987.709
Emërtimi i banorëveNiçois
Zona kohoreUTC+01:00 (CET)
  Verë (DST)UTC+02:00 (CEST)
INSEE/Kodi postar
06088 /06000, 06100, 06200 & 06300
Elevation0–650 m (0–2,133 ft)
(avg. 10 m or 33 ft)
Faqja zyrtarenice.fr
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries.

Nice (Shqip: Nisa ; Ocitanisht: Niça ; Ligure: Nissa ; Italisht: Nizza ; Greqishte e Lashtë: Νίκαια ; Latinisht:Nicaea ) është një qytet i shtatë më i populluar i Francës dhe qyteti i dytë më i madh në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur pas Marsejës. Ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri franko-italian. Qyteti është vendosur në brigjet e Detit Mesdhe në zonën e quajtur Riviera Franceze. Nisa ndodhet pothuajse 13 km larg Principatës së Monakos. Aeroporti i saj shërben si porta e rajonit.

Qyteti ka pseudonimin Nice la Belle, që do të thotë "E bukura Nisë", që është gjithashtu edhe himni jozyrtar i qytetit. Zona e Nisës së sotme përmban Terra Amatën, një sajt arkeologjik që tregon dëshmi për përdorimin e hershëm të zjarrit rreth 380 mijë vite më parë. Rreth vitit 350 para Krishtit, Grekët e Marsejës themeluan një vendbanim të përhershëm dhe e emërtuan atë Nikaia, sipas Nikes, perëndeshës së fitores. Përgjatë historisë qyteti ka ndryshuar duar disa herë. Vendndodhja strategjike dhe porti kanë kontribuuar në fuqinë e saj detare. Në vitin 1388 u bë një dominion i Savojës, pastaj u bë pjesë e Republikës së Parë Franceze mes 1792 dhe 1815, vit në të cilin iu rikthye Mbretërisë së Piemont-Sardenjës, pararendësit ligjor të Mbretërisë së Italisë deri në rianeksimin nga Franca në vitin 1860.

Nice është një nga qytetet më të vizituara, duke pritur 4 milion turistë çdo vit. Ai gjithashtu ka aeroportin e tretë më të ngarkuar në Francë, pas dy atyre kryesorë parizianë. Është kryeqyteti historik i qarkut Nice (Comté de Nice).

Vendbanimet e para të njohura në zonën e Nicës datojnë rreth 400.000 vjet;[1] vendi arkeologjik Terra Amata tregon, përdorimet më të hershme të zjarrit dhe ndërtimin e shtëpive dhe gjetjet stralli janë rreth 230,000 vjet të vjetra[2] Nice (Nikea) ndoshta u themelua rreth 350 pes nga grekët e Massilias (Marseille), dhe i dhanë emrin e Νικαία ("Nikaia") në nder të një fitoreje mbi Ligurianët fqinj (Nike është perëndeshë greke e fitores). Qyteti shpejt u bë një nga portet tregtare më të ngarkuar në bregdetin ligurian; por ajo kishte një rival të rëndësishëm në qytetin romak të Cemenelum, i cili vazhdoi të ekzistojë si një qytet i veçantë deri në kohën e pushtimeve Lombard. Rrënojat e Cemenelum janë në Cimiez, i cili tani është një qark në Nice.

Nisa kufizohet në jug nga Baie des Anges (Gjiri i Engjëjve) dhe në perëndim nga lumi Var. Dy lumenj të tjerë kalojnë nëpër komunë: Paillon dhe Magnan. Është qendra e zonës urbane dhe është qendra e zonës së saj mbuluese.

Harta e vendndodhjes së komunës.
Harta e komunës.
Pamje panoramike e portit.

Personalitete të lidhura me bashkinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Panorama e qytetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "Le Nouveau venu" (në frëngjisht). Musée de Paléontologie Humaine de Terra Amata. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2009. Marrë më 5 mars 2009.
  2. A. G. Wintle; M. J: Aitken (korrik 1997). "Thermoluminescence dating of burnt flint: application to a Lower Paleolithic site, Terra Amata". Archaeometry (në anglisht). 19 (2): 111–130. doi:10.1111/j.1475-4754.1977.tb00189.x. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2017. Marrë më 3 korrik 2015.
  3. Stampa:Cassini-Ehess
  4. Population municipale entre 1968 et 2023, INSEE

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]