Plan
WordPress-i po evoluon vazhdimisht përmes projektit Gutenberg, një ripërfytyrim afatgjatë i krijimit dhe administrimit të lëndës në web, me synim zgjerimin e përdorimit në një prani të fuqishme web për individë, krijues dhe biznese moderne. Faza 1 pruri Përpunuesin Me Blloqe në WordPress 5.0, teksa Faza 2 u përqendrua në Përpunim Sajti, duke kulmuar në WordPress 6.3 me sjelljen e Përpunuesit të Sajtit me mjete të fuqishme të bazuar në blloqe, që zgjerohen nëpër krejt sajtin. Sot është në zhvillim Faza 3, që ka në qendër përpunim dhe rrjedha pune në bashkëpunim, duke sjellë në WordPress bashkëpunim të atypëratyshëm dhe procese më të rrjedhshme botimi. Për hollësi të mëtejshme në Përpunim Sajti, përbërësit e tij dhe tjetër punë aktive për veçoritë, eksploroni Përmbledhje Projektesh Veçorish.
Projekti ka synimet vijuese kryesore për 2026-n:
- Zhvillim Baze & WordPress 7.0 — Dhënie e tre hedhjesh të rëndësishme në qarkullim gjatë 2026-s me WordPress 7.0 duke bërë përpara në veçori bashkëpunimi të Fazës 3, trajtim mediash më anë të klientit, kontrolle reaguese stilizimi dhe mjete të zgjeruara blloqesh, për të ngritur më lart frymën krijuese dhe funksionimin.
- AI Everywhere, With Clear Guardrails and Benchmarks — Intentionally embed AI across the WordPress experience to simplify creation, workflows, and contribution — while establishing project-wide guidelines that uphold transparency, user control, and WordPress values.
- Ripunim i Takimeve — Fuqizim i takimeve vendore si qendra aktive, praktike të bashkësisë, që ndihmojnë të porsaardhurit të mësojnë tok, të krijojnë vetëbesim dhe të kalojnë në role kuptimplota kontribuesish.
- Kanali Bashkësi, Edukim dhe Kontribues — Shtrirje programesh edukimi dhe qartësim shtigjesh dhënieje ndihmese, që kështu kontribuesit e rinj të mund t’ia fillojnë lehtë, të lidhen me ekipe dhe të fuqizohen drejt rolesh në projekte në zhvillim.
Dëshironi të përfshiheni? Kaloni te Make WordPress dhe njihuni me personat që zhvillojnë, hartojnë, dokumentojnë, përkthejnë dhe merren me marketingun e WordPress-it.
Hedhje të ardhshme në qarkullim
Ndiqni përparimin te versione të ardhshëm të rëndësishëm, te ndjekësi ynë i të metave. Datat vijuese për projektin janë vetëm për qëllime planifikimi të përafërt.
| Version | Të planifikuara |
|---|---|
| 7.0 | 9 prill 2026 |
| 7.1 | 19 gusht 2026 |
| 7.2 | 10 dhjetor 2026 |
Veçoritë e reja ngrijnë një muaj para hedhjes në qarkullim, me vëmendjen të kaluar tërësisht te cilësia dhe funksionimi i hedhjes në qarkullim.
Një listë të hedhjeve të dikurshme në qarkullim mund ta shihni te faqja jonë e historikut.
Plani afatgjatë
Për t’jua kujtuar, ka katër faza të përshkruara te projekti Gutenberg:
- Përpunim Më i Lehtë — I gatshëm tashmë në WordPress, me përmirësime të vazhdueshme
- Përshtatje — Përpunim Sajti, modele blloqesh, drejtori blloqesh, tema me blloqe
- Bashkëpunim — Një rrugë më intuitive për të krijuar lëndë bashkë me të tjerë
- Shumëgjuhësh — Sendërtim baze për sajte Shumëgjuhësh