WooCommerce

Përshkrim

WooCommerce është platforma etregti për WordPress, me burim të hapët.

Platforma jonë bazë është e lirë, e zhdërvjellët dhe e amplifikuar nga një bashkësi globale. Liria e burimit të hapët do të thotë se mbani përgjithmonë pronësinë e plotë të lëndës dhe të dhënave të shitores tuaj.

Qoftë kur nisni një biznes, kaloni në internet një shitore tradicionale, apo zhvilloni sajte për klientë, përdoreni WooCommerce-in për një shitore që përzien fuqishëm lëndën dhe tregtinë.

KREJT MJETET QË JU DUHEN PËR TË SHITUR

Mjete të brendshme dhe integrime popullore ju ndihmojnë të administroni me efikasitet punët e biznesit tuaj. Mjaft shërbime janë falas për t’i shtuar me një klikim të vetëm përmes Ndihmësit opsionalë të Ujdisjes.

  • Zgjidhni se si doni të paguheni. Administroni me lehtësi pagesat që nga rehatia e shitores tuaj, me WooPayments (E përdorshme në ShBA, Britani të Madhe, Irlandë, Australi, Zelandë të Re, Kanada, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Itali). Pranoni në mënyrë të siguruar karta krediti, portofola celularë, dërgesa bankare dhe para të thata, falë 100 e ca kanalesh pagesash – përfshi Stripe, PayPal dhe Square.
  • Formësoni mundësitë tuaja të dërgimit. Shtypni etiketa USPS drejt e nga pulti juaj dhe madje planifikoni marrje paketash, me Dërgime WooCommerce (Vlen vetëm në ShBA). Lidhuni me transportues të mirënjohur, të tillë si UPS dhe FedEx – plus një larmi të madhe zgjidhjesh livrimi, inventari dhe plotësimi porosish për gjuhën tuaj.
  • Thjeshtoni punën me taksa shitjesh. Shtoni Taksa WooCommerce ose shërbime të integruara të ngjashme për ta bërë realitet përllogaritjen e automatizuar të tyre.

Rritni biznesin tuaj, shtoni veçori dhe mbikëqyrni shitoren tuaj, prej ngado që të jeni

WooCommerce do të thotë biznes. Mbani skeda me matjet më të rëndësishme për ju të funksionimit, me një pult të fuqishëm dhe të zhdërvjellët të ndërtuar brenda WooCommerce-it.

Zgjeroni publikun tuaj përmes kanalesh marketingu dhe rrjetesh shoqërorë, me integrime për Google Ads, HubSpot, Mailchimp dhe Facebook. Mundeni përherë të shihni te pulti i brendshëm i Marketing Hub-it për ide të freskëta dhe ndihmëza që të keni sukses.

Thelloni funksionimin e shitores me qindra zgjerime falas apo me pagesë prej WooCommerce Marketplace-it zyrtar. Zhvilluesit tanë kontrollojnë çdo zgjerim të ri dhe shqyrtojnë rregullisht zgjerimet ekzistuese për të ruajtur standardet e cilësisë të Marketplacet-it. Kërkojmë aktivisht për produkte që ndihmojnë krijuesit e shitoreve të krijojnë shitore të suksesshme.

Administrojeni shitoren tuaj prej ku të jetë, me aplikacionin WooCommerce për celular falas (Android dhe iOS). Kujdes: Mbani vesh tingullin paksa ngjitës “ça-çing” që dëgjohet sa herë që bëni një shitje të re!

Jini zot dhe kontrolloni të dhënat e shitores tuaj – përgjithmonë

Me WooCommerce-in, të dhënat tuaja janë tuajat. Përherë.

Nëse zgjidhni të ndani me ne të dhëna përdorimi, mund të ndiheni i sigurt kur të dini që janë të anonimizuara dhe se mbahen të siguruara. Zgjidhni lënien jashtë kësaj praktike kur të doni, pa ndikim mbi shitoren tuaj.

Ndryshe nga zgjidhje e-tregtie të strehuara nga aksh shërbim, të dhënat e shitoreve WooCommerce janë të paprekshme nga e ardhmja; jeni i lirë të eksportoni krejt lëndën tuaj dhe ta merrni sajtin tuaj te cilado platformë që zgjidhni. S’ka kufizime.

Pse e zgjedhin (dhe e duan) zhvilluesit WooCommerce-in

Zhvilluesit mund ta përdorin WooCommerce-in që të krijojnë, përshtatin dhe shtrijnë më tej një shitore për të plotësuar kërkesat ekzakte të klientit, duke bërë thellime përmes zgjerimesh ose zgjidhjesh vetjake.

  • Shfrytëzoni hook-e dhe filtra për të ndryshuar anë funksionimi ose për të krijuar të reja.
  • Integroni praktikisht çfarëdo shërbimi, duke përdorur një API REST dhe webhook-e të fuqishëm.
  • Skiconi dhe ndërtoni blloqe vetjakë lënde, me React.
  • Inspektoni dhe ndryshoni çfarëdo aspekti të kodit bazë të shtojcës.
  • Përshpejtoni zhvillimin, me CLI të rrufeshme.

Platforma bazë është provuar në mënyrë rigoroze dhe shpesh, nën kujdesin e një ekipi të përkushtuar të shtrirë në vende të ndryshme. Një dokumentim i plotë përditësohet me çdo hedhje në qarkullim, duke ju fuqizuar të krijoni saktësisht shitoren e kërkuar.

Bëhuni pjesë e bashkësisë sonë ndërkombëtare gjithnjë në rritje

WooCommerce-i ka një bashkësi të gjerë, të pasionuar, përkushtuar ndihmës për tregtarë që këta të kenë sukses – dhe po rritet me shpejtësi.

Ka Takime WooCommerce në pika anembanë botës te të cilat mund të merrni pjesë pa pagesë dhe madje edhe të merreni me zhvillimin e tyre. Këto veprimtari janë një rrugë e goditur për të mësuar prej të tjerëve, për të dhënë përvojën tuaj dhe për t’u lidhur me njerëz që e mendojnë njësoj si ju këtë punë.

WooCommerce-i është gjithashtu rregullisht i pranishëm në WordCamp-e anembanë rruzullit – dhe duam fort të njihemi me ju.

Jepni ndihmesë dhe përktheni

WooCommerce zhvillohet dhe mbulohet nga Automattic, krijuesit e WordPress.com-it dhe Jetpack-ut. Kemi gjithashtu qindra kontribues të pavarur dhe gjithmonë ka vend për më tepër. Shkoni te Depoja e WooCommerce-it në GitHub, që të mësoni se si mund të përfshiheni.

WooCommerce-i është i përkthyer në shumë gjuhë, përfshi danishten, ukrainishten dhe persishten. Ndihmoni të përkthehet edhe më tej WooCommerce-i, duke shtuar gjuhën tuaj – vizitoni translate.wordpress.org.

Lidhje me WooCommerce.com

Mund ta lidhni shitoren tuaj me WooCommerce.com, që të administroni pajtimet tuaja që nga WooCommerce Marketplace dhe të merrni përditësime produktesh pa dalë nga pjesa e përgjegjësit të WordPress-it. Lidhja bën gjithashtu të mundur instalimin e produkteve të blera fill e nga WooCommerce.com dhe thjeshton përdorimin e asistencës teknike. Nëse do të donit të mësonit se çfarë të dhënash mblidhen dhe si përdoren, ju lutemi, shihni Rregullat tona të Privatësisë.

Foto ekrani

Instalim

Domosdoshmëritë Minimale

  • Lyp PHP 7.4 ose më sipër (rekomandohet PHP 8.0 ose më sipër)
  • Lyp MySQL 5.6 ose më sipër, OSE MariaDB version 10.1 ose më sipër

Për një listë të hollësishme të domosdoshmërive të shërbyesit, vizitoni dokumentimin e domosdoshmërive të shërbyesit për WooCommerce.

Instalim automatik

Instalimi i automatizuar është mundësia më e lehtë — WordPress-i do të merret me shpërnguljen e kartelave dhe s’do t’ju duhet të dilni nga shfletuesi. Që të bëhet një instalim të automatizuar të WooCommerce-it, bëni hyrjen te pulti i WordPress-it tuaj, kaloni te menuja Shtojca dhe klikoni “Shtoni të Re”.

Te lloji i fushës së kërkimeve “WooCommerce,” klikoni mandej mbi “Kërkoni Shtojca”. Pasi të na gjeni, mund të shihni hollësi të tilla si hedhja në qarkullim, vlerësime dhe përshkrim. Dhe më e rëndësishmja, mund ta instaloni! Klikoni mbi “Instaloje Që Tani” dhe WordPress-i do ta marrë prej andej.

Instalim dorazi

Metoda e instalimit dorazi lyp shkarkimin e shtojcës WooCommerce dhe ngarkimin e saj te shërbyesi juaj përmes aplikacionit FTP që parapëlqeni. Kodeksi WordPress përmban këtu udhëzime se si të bëhet kjo.

Përditësim

Përditësimet e vetvetishme do të duhej të funksiononin rrjedhshëm, por ju këshillojmë prapëseprapë të bëni një kopjeruajtje të sajtit tuaj.

Nëse pas një përditësimi hasni probleme me faqet shitore/kategori, bëni një fshirje të permalidhjeve duke kaluar te WordPress > Rregullime > Permalidhje dhe duke klikuar mbi “Ruaji.” Kjo do të duhej t’i kthente gjërat në normalitet.

Shembull të dhënash

WooCommerce-i vjen me disa të dhëna sa për shembull që mund t’i përdorni për të parë se si duken produktet; importojeni sample_products.xml përmes importuesit të WordPress-it. Mundeni gjithashtu të përdorni importuesin CSV të pjesës bazë, ose zgjerimin tonë CSV Import Suite, që të importoni sample_products.csv

PBR

Ku mund të gjej dokumentim të WooCommerce-it dhe udhërrëfyes përdoruesi?

Për ndihmë rreth ujdisjes dhe formësimit të WooCommerce-it, ju lutemi, referojuni Si T’ia Fillohet dhe the Udhërrëfyesit për Pronar Shitoreje të Re WooCommerce.

Për zgjerimin , apo ndryshimin e temës grafike të WooCommerce-it, shihni dokumentimin tonë, si dhe Praktikat Më të Mira për Zhvilluesit e Shtojcave.

Ku mund të marr ndihmë ose të flas me përdorues të tjerë rreth Bazës së WooCommerce-it?

Nëse ngecni, mund të kërkoni ndihmë te Forumi i Asistencës për WooCommerce duke ndjekur këto udhëzime, duke u lidhur me ne përmes kanalit Slack të Bashkësisë WooCommerce, ose të postoni te grupi i bashkësisë WooCommerce në Facebook.

Ku mund të marr ndihmë për zgjerime që i kam blerë nga WooCommerce Marketplace?

Për asistencë lidhur me zgjerime me pagesë nga WooCommerce Marketplace: së pari, shqyrtoni udhërrëfyesin për vetëshërbim diagnostikimi. Nëse problemi vazhdon, kini mirësinë të shkruani një çështje asistence përmes seksionit tonë të ndihmës. Inxhinierët tanë të përkushtuar të Lumturisë synojnë t’i përgjigjen brenda 24 orësh.

Kam probleme me hyrjen te WooCommerce.com – po tani?

Së pari, diagnostikoni probleme të rëndomtë hyrjesh duke përdorur këtë udhërrëfyes të dobishëm hap-pas-hapi. Ende s’funksionon? Lidhuni me ne.

A funksionon WooCommerce-i me temën time?

Po! WooCommerce-i do të funksionojë me çfarëdo teme, por mund të dojë ca stilizim shtesë. Nëse po kërkoni për një temë që përmban integrim të thellë me WooCommerce-in, rekomandojmë Storefront-in.

Si ta përditësoj WooCommerce-in?

Kemi një udhërrëfyes të hollësishëm mbi Si Të Përditësohet WooCommerce-i.

Sajti im u prish – ç’të bëj?

Fillojeni diagnostikimin e problemit duke përdorur udhërrëfyesin tonë të dobishëm të gjetjes së problemeve.

Nëse gabimin e vutë re pas përditësimit të një teme ose një shtojce, mund të bëhet fjalë për probleme përputhjeje mes saj dhe WooCommerce-it. Nëse problemi u shfaq pas përditësimit të WooCommerce-it, mund të bëhet fjalë për një përplasje mes WooCommerce-it dhe një teme ose shtojce të vjetruar.

Në të dyja rastet rekomandojmë xhirimin e një testi përplasjesh duke përdorur Kontroll Shëndeti (që ju lejon të çaktivizoni tema dhe shtojca pa prekur vizitorët tuaj), ose diagnostikimin e problemit duke përdorur një sajt provash.

Ku mund të njoftoj të meta?

Njoftoni të meta te depoja WooCommerce në GitHub. Mund të na i njoftoni edhe përmes forumit të asistencës – por mos harroni të kërkoni te forumet, për t’u siguruar që gabimi s’është njoftuar ende.

Ku mund të kërkoj veçori të reja, tema dhe zgjerime?

Kërkoni veçori të reja dhe zgjerime dhe votoni për sugjerime ekzistuese në tabelën e kërkimit të veçorive. Ekipet tona të Produktit i shqyrtojnë rregullisht kërkesat dhe i konsiderojnë me vlerë për planifikimin e produktit.

WooCommerce është i mrekullueshëm! A mund të kontribuoj?

Po, mundeni! Ejani te depoja jonë në GitHub dhe ndiqni blogun e zhvillimit, që të jeni i përditësuar me gjithçka që ndodh te projekti.

Ku mund ta gjej dokumentimin e API-t REST?

Dokumentim i Zgjeruar për API-n REST të WooCommerce-it gjeni në GitHub.

Pyetja ime s’duket këtu. Ku mund të gjej më tepër përgjigje?

Për më tepër, shihni Pyetje të Bëra Rëndom.

Shqyrtime

1 Maj, 2025
I have been using Woocommerce for years, and I think it is great. Recently, an issue arose due to a conflict between Chrome and Edge browsers when using McAfee or Malwarebytes security plugins with Woocommerce’s Wizard Setup, which prevents me from giving the full 5 stars that I would love to give this product. I have suggested in the Woocommerce forum “Woocommerce wizard loop correction idea” post 18439267 that removing the wizard from the Woocommerce home links and creating a separate wizard link to run the setup would help eliminate the frustration and wasted time in figuring out what is wrong. When it is fixed, I would be glad to re-rate it to 5 stars. On the days I have to work with it, I feel it is only worth 3.5 stars, but I am giving it 4 because I really appreciate that they responded to my forum post with eagerness. 
28 Prill, 2025
You can build and manage your own ecommerce website perfectly with this plugin!
27 Prill, 2025 1 përgjigje
I am using this plugin since last two years and support for local payments through other plugins is incredible
22 Prill, 2025 1 përgjigje
Big, deep, complicated, and most importantly open source. No one is stopping this train and this bad boy keeps chugging on! You can stay with legacy implementation and themes, or go to Full Site Editing and block-based layouts. Being open source, WooCommerce is extendable and can do almost anything. Is it complicated? Maybe, for the uninitiated. But above all it is a tool, and if you learn it you will be more powerful than what Shopify could ever do for you.
21 Prill, 2025 1 përgjigje
WooCommerce does the job, but it’s not as user-friendly as I expected. Setting up products and managing settings can get confusing, especially for beginners. It has a lot of features, which is great, but sometimes it feels too complex for simple tasks. It works fine overall, but it definitely has a learning curve.
Lexojini krejt 4 476 shqyrtimet

Regjistër ndryshimesh

9.8.3 2025-04-30

WooCommerce

  • Fix – Add static cache and queue search to prevent duplicate scheduling of the wc_delete_related_product_transients_async action in wc_delete_product_transients(). #57592
  • Fix – Don’t run postcode validation for hidden postcodes. #57594

Shihni regjistër ndryshimesh për krejt versionet.