Ëndërrat

Zgjedhja dhe redaktimi:
Valdet Fetahu
| Ëndërrimtar i vërtetë është ai që ëndërron të pamundurën.
[Elsa Triolet] |
| Ëndrrat por jo ëndrrat e vogëla, se ato nuk kanë fuqi t’i lëvizin zemrat e njerzve.
[Johan Wolfgang von Goethe] |
| Ëndërrimtar është ai që mund të gjej rrugën e tij në dritë të hënës, dhe dënimi i tij është se ai e sheh agimin para pjesës tjetër të botës.
Oscar Wilde |
| Të gjithë njerzit ëndërrojnë, por jo njëjtë. Ata që ëndërrojnë natën në skutat me pluhur nga mendjet e tyre, zgjohen ditën për ta zbuluar se ishte kotësi: por ëndërrimtarët e ditës janë njerëz të rrezikshëm, për ëndrrat e tyre ata mund të veprojnë me sy të hapur, për t’i bërë ato të mundshme.
T.E. Lawrence |
| Të gjithë ëndrrat tona mund të bëhen të vërteta, në qoftë se ne kemi kurajon për t��i ndjekur ato.
Walt Disney |
| Thellë në atë errësirë e cila shfaqej, gjatë kam qëndruar aty, duke u pyetur, në frikë, në dyshim, kam ëndërruar ëndrra të cilat asnjë i vdekur nuk ka guxuar t’i ëndërroj më përpara.
Edgar Allan Poe |
| Ëndrrat janë kritere të karakterit tonë.
Henry David Thoreau |
| Ëndrrat janë përgjigjet e sotme për pyetjet e nesërme.
Edgar Cayce |
| Ëndrrat kanë vetëm një pronar në një kohë. Kjo është arsyeja pse ëndërrimtarët janë të vetmuar.
Erma Bombeck |
| Çdo njeri duhet ta modeloj jetën e tij në mënyrë që për disa orët e ardhshme faktet dhe ëndërrimet e tij të takohen.
Victor Hugo |
| Dhuratat e Perëndisë vënë ëndrrat më të mira njeriut për t’u turpëruar.
Elizabeth Barrett Browning |
| Ëndrrat e mëdha dhe endërrimtarët e mëdhenjë gjithmonë janë të mrekullueshëm.
Abdul Kalam |
| Unë jam mësuar të fle dhe në ëndrrat e mia të më përfytyrohen të njëjtat gjëra të cilat të çmendurve iu përfytyrohen kur janë të zgjuar.
Rene Descartes |
| Unë nuk e di nëse unë isha atëherë një njeri që ëndërroja se isha një flutur, apo nëse unë tani jam një flutur që ëndërroj se jam një njeri.
Zhuangzi |
| Gjykoni për karakterin tuaj natyror nga ajo se çfarë bëni në ëndrra.
Ralph Waldo Emerson |
| Ashtu si të gjithë ëndërrimtarët, unë e gaboj zhgënjimin për të vërtetën.
Jean-Paul Sartre |
| Duke jetuar në ëndrrat e djeshme, ne akoma e gjejmë veten duke ëndërruar për pushtimet e pamunudra në të ardhmen.
Charles Lindbergh |
| Mitet janë ëndrrat publike, ëndrrat janë mite private.
Joseph Campbell |
| Ndoshta jeta është vetëm kështu … një ëndërr dhe një frikë.
Joseph Conrad |
| Ëndërrimtari nuk mund të njoh asnjë të vërtetë, madje as për ëndërrën e tij, derisa nuk zgjohet nga ajo.
George Santayana |
| Ka të atillë që i shikojnë gjërat ashtu siç janë, dhe pyes pse…unë ëndërroj gjëra të cilat kurrë nuk kanë qenë, dhe pyes pse jo?
Robert Kennedy |
| Të gjithë ne ëndërrojmë, ne kurrsesi nuk i kuptojmë ëndrrat tona, por ne veprojmë sikur asgjë e çuditshme të mos ketë ndodhur në mendjet tona të përgjumura, e çuditshme të paktën nga krahasimi me logjikën, veprimeve tona të qëllimshme derisa jemi të zgjuar.
Erich Fromm |
| Kush shikon jasht ëndërron, kush shikon brenda zgjohet.
Carl Jung |
| E djeshmja është kujtesë e të sotmes, dhe e nesërmja është ëndërr e të sotmes.
Halil Xhibran |

